100-vjetori i pavarësimit, në nëntor Universiteti i Selanikut flet shqip
Tiranë- Gjuha Shqipe për herë të parë do të mësohet në një univeriste grek duke nisur nga muaji nëntor i këtij viti që përkon edhe me 100-vjetorin e pavarësimit të vendit.
Do të jetë pikërisht universiteti më i madh në vend, ai i Selanikut “Aristotelis” i cili përmes një marrëveshjeje me palen shqiptare do të flasë edhe Shqip.
Akti është nënshkruar nga Rektori i Univeristetit të Tiranës, profesor Dhori Kule dhe homologut të tij grek të Universitetit “Aristotelis”, Janis Mylopoulos.
“Nenshkruam një marrëveshje persa i përket dërgimit të një profesori në Universitetin e Tiranës për mesimin e gjuhës greke dhe respektivisht mbërritjen e një profesori nga Shqipëria në universitetin tonë qe do të japë mesimin e Gjuhës Shqipe në qendrën tonë të gjuhëve të huaja. Kështu pra,që tani e tutje Gjuha Shqipe, do të mësohet në universitetin tonë”,-tha rektori i univeristetit grek.
“Çka është me e rëndësishmja, veç shtimit të aktiviteteve dhe marrëveshjes së Fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës, është fakti që në Universitetin Aristotelis, Gjuha Shqipe tashmë do të jetë pjesë e CV-së së studenteve të këtij universiteti.Une ndihem jashtezakonisht i lumtur që në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqiperisë japim këtë lajm të mirë”,-tha rektori shqiptar Kule.
Kjo marrëveshje do të mundësoje mësimin e Gjuhës Shqipe në auditoret e këtij universiteti, teksa një pedagog shqiptar do të mbërrijë nga Shqipëria në Selanik, e në varësi të interesit të studentëve stafi akademik mund të shtohet.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.