Arrestimi i vëllait të Elda Hotit për trafik kokaine, Balla ironi me demokratët: E paskeni “narkosin” brenda shtëpisë tuaj

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, komentoi edhe arrestimin e Markelian Hotit, vëllai i deputetes së PD-së, Elda Hoti, për trafik kokaine.
Balla tha se nuk do të bëjnë asnjë deklaratë nga Partia Socialiste për këtë arrestim.
Ndërsa më tej, duke iu përgjigjur Gazment Bardhit, Balla ironizoi me fjalët: “Nuk do të bëjmë ne asnjë deklaratë, as për rastin në fjalë, meqë narkosin paskeni brenda shtëpisë tuaj”.
Balla: Kjo duhet theksuar, kjo mazhorancë ka të njëjtin qëndrim për cështjet që lidhen me drejtësinë. Kjo është një ndarje e madhe, e jona me ne. Imagjinoni, sikur ngjarja që i ndodhi një familjari të deputetes së PD-së, t’i kishte ndodhur, ndonjëri nga ne. Ju do të kishit ardhur sot këtu, do të kishit bllokuara foltoren, dhe do të bërtisnit në burg, arrestojeni, është grup i strukturuar kriminal. Ç’punë ka motra me çfarë bën vëllai, në kuptimin e ligjit? Nuk keni për të dëgjuar asnjë deklaratë nga ne kështu. Se na doli narkosi, vëllai i Elda Hotit. Nuk do të bëjmë ne asnjë deklaratë, as për rastin në fjalë, meqë narkosin paskeni brenda shtëpisë tuaj.