Dosja e Spillesë në duar të gjyqtarit që ka blerë tokë në atë plazh

Gjyqtari i Kavajës, Luan Lusha që ka pranuar kërkesë e prokurorisë së rrethit për caktimin e masës së sigurisë ndaj 10 personave, mes tyre dhe biznesmenit Idlir Karkini, rezulton të jetë vetë një nga personat që administron sipërfaqe tokësore në plazhin e Spillesë.
Një burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se Lusha, dyshohet të ketë blerë një sipërfaqe toke në plazhin e Spillesë, nga persona të tjerë që kishin përfituar tokë nëpërmjet skemave të paligjshme. Kjo sipërfaqe toke, është blerë nga gjyqtari Luan Lusha dhe më pas, ky gjyqtar ka ndërtuar një bar-kafe-restorant. Gjithmonë sipas burimeve 2500 m2 fillimisht është përfituar nga Hekuran Kaja.
Më pas kjo pasuri ka pasur këtë historik tek Muharrem Kollcaku, Vesel Beu e më pas tek Mynyr Beu dhe Mynyr Beu, Agim Beu e duke vazhduar tek Manushaqe Gjoci. I fundi i përfituesve rezulton të jetë gjyqtari i gjykatës së Kavajës Luan Lusha.
Në datën 19 shkurt 2018 Lusha miratoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së arrestit ndaj 10 personave mes tyre, kryebashkiakut të Rrogozhinës Idajet Nuredini dhe biznesmenit Idlir Karkini dhe disa zyrtarëve të tjerë. Pavarësisht miratimit të kërkesës së akuzës, policia e shtetit ka ngritur dyshime të forta se informacioni për dekonspirimin e arrestimit të personave, ka dalë nga dyert e gjykatës së Kavajës./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT