S’ka mandatim për qeverinë e re, Kurti: Sot s’kam kohë

Albin Kurti nuk do të marrë sot mandatin nga Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje u ka shpërndarë mediave në Kosovë një njoftim ku saktësohet se Kurti ndodhet jashtë Prishtinës dhe e ka të pamundur të takohet me Presidentin.

”Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takojë Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, thuhet në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT