A jeni GATI?/Pesë PARASHIKIMET e frikshme për vitin 2026 nga ‘Nostradamusi i ri’!

Craig Hamilton-Parker, i njohur dhe i cilësuar nga disa si “Nostradamusi i ri”, ka lëshuar një sërë parashikimesh tronditëse për vitin 2026. Parker, parashikimet e të cilit përfshinin vdekjen e Mbretëreshës Elizabetë dhe pandeminë Covid-19 pretendon se mund të shohë në të ardhmen.
Tani Parker ka ndarë atë që e sheh si një vit të trazuar përpara, me kriza që variojnë nga politika te fatkeqësitë natyrore dhe aleancat globale në ndryshim. Një shikues në kanalin e Parkerit në YouTube e pyeti së fundmi atë rreth mundësisë që Donald Trump të kërkojë një mandat të tretë apo edhe të katërt. Parker, i cili e parashikoi këtë për herë të parë gjatë mandatit të dytë të Trumpit, paralajmëroi se zgjedhjet e ardhshme në SHBA mund të përkojnë me kriza globale që mund t’i bëjnë të pamundura proceset standarde kushtetuese.
“Për të përsëritur atë që thashë në atë kohë, ndjeva se do të kishte një konflikt të madh global, ndoshta duke përfshirë Tajvanin. Duke e parë tani, mund të jetë çdo konflikt global. E di që shumë njerëz e kanë kritikuar këtë, duke thënë se nuk mund të kesh një mandat të tretë sepse është shkruar në Kushtetutë, por kush e di? Gjërat kanë ndryshuar kaq shumë në botë”, shtoi ai.
Ai përmendi zhvillimet e fundit ndërkombëtare për të ilustruar se si skenarët e pamundur janë bërë realitet. “Kush do ta kishte imagjinuar mundësinë e pushtimit të Grenlandës, ose rrëmbimit të udhëheqësit të një vendi, siç ka ndodhur në Venezuelë? Bota po ndryshon me shpejtësi”, vazhdoi “Nostradamusi i ri”. Parker parashikon se fuqitë e emergjencës mund të aktivizohen në vitin 2026, duke i lejuar potencialisht Trumpit të qëndrojë në detyrë nëse situata globale konsiderohet shumë e rrezikshme për zgjedhje standarde.