Humanizëm e shpresë për bluzat e bardha! Qytetarët çojnë ushqime te Infektivi për heronjtë e tyre

Mjekët dhe infermierët shihen si rrezja e vetme e dritës në këtë situatë të vështirë që koronavirusi ka futur jo vetëm vendin tonë por të gjithë botën. Në këto ditë të paqarta me të cilët po përballemi të gjithë, bluzat e bardha shihen si heronjtë e vërtet kundër këtij virusi dhe këshillat e tyre janë të vetmet që qarkullojnë jo vetëm në media, por dhe në diskutimet familjare apo komunikimet në rrjetet sociale.

Sakrificat e mjekëve në këto kohë kanë krijuar admirimin dhe vlerësimin te mbarë shqiptarët, të cilët përmes veprimeve dhe gjesteve të ndryshme kanë shprehur solidaritetin e tyre. Disa qytetarë kanë shfaqur anën e tyre humanitare dhe njerëzore duke u çuar ushqime stafit mjekësor te Spitali Infektiv, të cilët ndodhen në vijën e parë të fronit në këtë luftë me armikun e padukshëm.

1585149406_INFEKTIV3.jpg

Infektivi është tashmë zonë e karantinuar, por qytetarët nuk kanë nguruar që nga përtej gardhit të sigurisë me mundësitë e tyre modeste t’u çojnë ushqime bluzave të bardha, në punë e tyre të vështirë dhe të palodhur.

Ndonëse shpesh kanë qenë të sulmuar dhe të pavlerësuar në punën  e tyre, bluzat e bardha sot shihen si e vetmja shpresë për të gjithë shqiptarët, ku të gjithë presin të dëgjojnë prej tyre një lajm të mirë apo një këshillë më shumë në përballimin e kësaj pandemie, që ka gjunjëzuar mbarë botën.

1585149397_INFEKTIV2.jpg

/Shqiptarja.com

Back to top button
LAJMET E FUNDIT