Rama: Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri, mendjet e shthurrura ju shqetësuan keq me lajmet fallco

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e koronavirusit.
“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë!Ppor si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim.
Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim.
Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, nënvizon Rama.