Manastirliu reagon pas deklaratës së drejtorit të Spitalit të Breshias

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përveç se ka shpjeguar procedurën e përzgjedhjes së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që shkuan në Itali është përgjigjur edhe për deklaratën e drejtuesit të Spitalit Civil në Brescia.

Në një intervistë për Abc News, Manastirliu tha se përzgjedhja e tyre ishte në bazë të listës së vullnetarëve.

“Pas thirrje që realizuam, përzgjedhja për t’ju bashkuar këtij grupi ishte në bazë të listës së vullnetarëve që kishim”.

Ndërsa lidhur me deklaratën e Menaxherit të Spitalit të Brescias, se mjekët nuk dispononin vërtetim të aftësive të tyre profesionale, Manastirliu tha se licenca e tyre është dokumenti certifikues.

“Një pjesë e tyre kanë eksperiencë, janë një personel që ka aftësinë për t’ju përgjigjur kësaj situate. Dokumenti certifikues është vetë licenca e tyre”.

Lidhur me faktin që ata do futen njëherë në provim, ministra tha se kështu ndodh në gjithë botën.

“Kanë disponimin e të gjithë licensace përkatëse, por për tu ndarë në shërbime specifike do të duhet një vlerësim i njohurive të tyre dhe këtë e zbaton çdo spital në momentin që rekruton një staf të ri”-tha Ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT