Vrasja e krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, Karamuço: Janë më shumë se dy grupe rivale të Gilmando Danit! Policia ka informacion për…

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, gjatë një interviste televizive ka deklaruar se janë më shumë se dy grupe rivale të grupit të Gilmando Danit, i cili sot u vra pas një atentati në Rinas.
Kramuço më tej shtoi se policia e ka informacionin për këto grupe.
“Aty ka postbllok që rrinë gjatë gjithë kohës. Grupet rivale dihen, janë më shumë sesa dy. Policia i ka këto, e ka informacionin dhe e bën analizën në lidhje me këtë atentat.
Unë nuk flas me emra dhe kjo është një situatë që nuk flitet me emra. Është një situatë e vështirë për rendin dhe rrethanat e sigurisë publike”, tha Karamuço.