“Volejbollistja ‘e shkatërruar’ nga hetimi për gjininë në Shqipëri”, Ferreira: Kështu nuk më trajtuan as në Arabinë Saudite

Një volejbolliste braziliane në Shqipëri është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas shqetësimeve të ngritura nga ekipe rivale. Nayara Ferreira thotë, se ndihet e tronditur dhe e shkatërruar.

Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira ka deklaruar se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për t’i bërë testin e gjinisë dhe për ta pezulluar nga loja e ka tronditur shumë. “Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira, e cila luan në kategorinë e parë të volejbollit për femra në Shqipëri.

“Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë,” tha ajo për DW. “Më kërkuan të bëja një test gjinie. Kam luajtur në shtatë vende, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Kurrë më parë nuk më është bërë një pyetje e tillë.”

Ferreira u pezullua në tetor nga FSHV pasi dy ekipe rivale paraqitën dokumente dhe kërkuan një rishikim të rastit. Në njërën nga kërkesat e FSHV thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT