Taulant Balla poston FOTO-n me vajzën e tij, ja thirrja që ka për shqiptarët

Kreu i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me vajzën e tij.
Balla shkruan se sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës.
Ai iu ka bërë thirrje që të votojnë kandidatët e PS-së.
Postimi i plotë:
Prej mëngjezit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt #Shqipëria2030 me Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve pagave mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht.
Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë