Albin Kurti: Serbia bën hapa pas, vijon me fushatën e mosnjohjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter në anglisht ka pohuar se Kosova e tregoi vullnetin e mirë duke hequr 100 për qind taksën për lëndët e para nga Serbia.
Por Kurti shkruan se Serbia edhe pas këtij vendimi vazhdon me fushatën e saj të mos njohjes.
“Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë edhe një hap prapa. Pse? – pyet Kurti.