Vetëm 12 demokratë i shkuan Berishës në ‘Kuvend’, qytetarët injoruan Partinë Demokratike! A do të vijojë opozita me seancat e radhës?!

Si imitim i një Kuvendi paralel, kryedemokrati Sali Berisha dështoi në seancën e parë të mbajtur përpara kryeministrisë.
Përveç se pjesëmarrje e ulët nga qytetarët, Berisha duket se është braktisur dhe nga deputetët, të cilët nga 53 mandate, vetëm rreth 12 prej tyre u panë sot në protestë.
Belind Këlliçi, Gjin Gjoni, Flamur Noka, Elda Hoti, Tedi Blushi, Gazment Bardhi, Denisa Vata, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Besart Xhaferri, Agron Gjekmarkaj, Klevis Balliu, ishin deputetët e pranishëm, shto këtu Floriana Garon, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, e cila është gjithmonë pranë Berishës.
Kjo foltore modeste do të qëndrojë për ditë përpara kryeministrisë, ku një ditë në javë, Partia Demokratike do të mblidhet për të bërë opozitë duke ftuar dhe qytetarët e thjeshtë për të mbajtur fjalën. Këta të fundit për të qarë hallet jetike e ndërsa opozita të ankohet se nuk merr dot fjalën në Kuvend.
Të paktën ky është plani i opozitës, ndërsa në javën e ardhshme pritet të bëhet dhe thirrja për mbajtjen e protestës kombëtare.