“Unë do të jem këtu!”, Vrasësi i tij mund të përfitojë gjykim të shkurtuar, nëna e Martin Canit mes lotëve: Do e ngre zërin për fëmijën tim

Sot është mbushur plotë një vit nga vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij.  Familjarët e Martinit, janë duke protestiar për drejtësi për djalin e tyre, pasi ata këkruan që në ambientet e shkollës “Fan Noli”, ku Martini ishte nxënës, të vendosej një stol në kujtim të tij.

E prekur nëna e Martinit është shprehur se, djali i saj nuk e meritonte të ikte në një mënyrë të tillë. Ajo e dëshpëruar ju bën thirrje institucioneve që të marrin masa, në mënyrë që fatkeqsia që i ndodhi asaj dhe familjes së saj mos ti ndodhë dikut tjetër.

“Martini ishte futbollist, i dashur, i ëmbël, i mirë, i kishte të gjitha cilësitë që mund të kishte një fëmijë pandaj nuk e meritonte të ikte në atë lloj mënyre. Prandja ju lutem institucioneve, mësuesve psikologëve gjithë stafi që përfshihet në punë të marrë masa, të mos i neglizhojnë situata të tilla mos kemi fëmijë të tjerë, që të kenë fatin e djalit tim apo timin si nënë që, po jetoj çdo ditë me dhimbje.” Është shprehur mes lotësh nëna e tij.

Më tej ajo është pyetur nga gazetarët në lidhje me dënimin që i është dhënë, bashkëmoshatarit të martinit, i cili e vrau duke e qëlluar me thikë. Për të janë dhënë 25 vite burg, por që mund të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar.

“Akoma nuk është marrë vendimi, jemi në pritje, unë do të jem këtu dhe do ta ngre zërin për fëmijën tim”, ka thënë ajo. Teksa e pyetur nga gazetarët nëse do të apelojë vendimin ka pohuar që do e bëj.

Ndërsa e pyetur për kërkesën për vendosjen e stolit prindërit janë shprehur që këkresa është bërë por përgjigjja e marrë është negative, pavarësisht se ai e meritonte, madje ata thonë se meritonte më shumë se aq,  vendosjen e emrit në palestër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT