‘Ja pse propozimi i Ramës për integrim ndërshqiptar është krejt OK’
Të kesh politikë zyrtare e ministri të veçantë për integrim me, ta zëmë, grekët, irlandezët e portugalezët, ndërsa lufton integrimin brendashqiptar, kjo nuk kërkon shqyrtim politik, po diagnozë. Dhe në anamnezë të kësaj diagnoze qëndrojnë mashtrimi e rrena.
Provincialistët e bërrakës që druajnë konkurrencën janë bërë zëdhēnēs të zelllshëm të propagandës ballkanike kundër shtetit shqiptar. Por statistikat dëshmojnë se shoqëria që ata vetë kanë sajuar është inferiore në çdo aspekt.
Sa i përket krimit, ta zëmë, departamenti amerikan i shtetit e konsideron mu Kosovën si vend tê rrezikshmërisë së lartë. Kjo vlen pa dallim në tri kategoritë bazike: krim ordiner, krim i organizuar, si dhe krim i motivuar etnikisht e politikisht.
Gjykuar nga kategorizimet zyrtare të departamentit të shtetit, Kosova del pra ndër shtetet më kriminogjene të Ballkanit dhe, në fakt, të gjithë Europës, në rang me Moldavinë, Ukrainën në luftë, e Rusinë.
Shqipëria, ndërkaq, vlerësohet në tri kategoritë si vend i rrezikshmërisë mesatare.
Dhe ky nuk është përjashtim nga rregulli, por rregull i pagabueshëm. Shteti i Kosovës nën sundim të provincialistëve del humbës në çdo aspekt të mundshëm kur krahasohet me shtetin shqiptar.
Shteti i Kosovës ka shkallë më të lartë korrupsioni, vendi 95 në renditje të Transparency International, krahasuar me 83 për Shqipërinë. Si pasojë, Kosova ka brutoprodhim më të ulët, 3600 USD/vit, krahasuar me 4200 USD/vit në Shqipëri. Si pasojê, papunësia zyrtare në Kosovë ēshtë 27.5 përqind (me nënraportim të theksuar të grave). Në Shqipëri ajo është 13.6 përqind.
Shkrim-leximi në Kosovë është 91.6 përqind gjithsejt dhe 87.5 përqind pēr gra. Në Shqipëri është 98.8/95.69. Vdekshmëria neonatale në Kosovë është 11.4 promile, në Shqipëri 8 promile. E kështu me radhë; mund të vazhdonim gjer të premten e kuqe. Shifrat janë monokrome, e krahasimet të tmerrshme për Kosovën.
Kam përshtypjen se zëdhënësit e urrejtjes ballkanike kundër Shqipërisë ngatërrojnë qëllimshëm mollat e dardhat: transparencën relativisht mē të lartë në Shqipëri me prevalencën e problemeve.
Meqë në Shqipëri raportohen më shumë probleme, ahere atje ka më shumë probleme, ngulmojnë ata.
Por e vërteta është pikërisht e kundërta. Puna është se problemet nënraportohen në Kosovë. Dhe kjo ndodh pse sulltanati kosovar ushtron më shumë dhunë kundër raportuesve, e më shumë presion ndaj mediave dhe intelektualëve që të dëshmojnë “patriotizëm”, lexo: lojalitet, ndaj shtetit të ri.
Incidentalisht, World Press Freedom Index e rendit Kosovën pas Shqipërisë, natyrisht, por edhe pas pothuaj të gjitha vendeve të Ballkanit sa i përket lirisë së medias.
Në këso rrethana, pritet që intelektualët të thërrasin mbreti lakuriq. Ndaj është shumë zhgënjyese për mua të shoh disa të a.q. “intelektualë”, të rritur në pavarësi, tek shfaqin entuziazëm ndaj rolit të dhënë, pa asnjë kureshtje për faktet, as pretencë objektiviteti.
Unë nuk jam partiak i Edi Ramës dhe e kam kritikuar atë botërisht në raste të ndryshme. Tragjika e shqiptarëve është se nuk kemi arritur askund nê Ballkan të sajojmë një shoqëri të denjë për qenien njerēzore. E pra, një pjesë të konsiderueshme të fajit për këtë e mban doemos edhe Edi Rama.
Mirëpo, tê flasim nga del shpirti, propozimet e tij për integrim ndërshqiptar janë krejt ok. Të matura, minimaliste do të thoja, tê ideuara ashtu që të mos ngjallim tremê te tjerët, me mekanizma koncensualê. Dhe pa dyshim konstruktive. Ato propozime hedhin themelet e institucioneve të para të një integrimi për një treg tetëmilionësh, i cili ofron prosperitet dhe siguri të shtuar në tërë regjionin.
Propozimet e Edi Ramës janë të këqia vetëm për elitën provincialiste të bërrakave në Kosovë, e në Shqipëri, tê cilat humbin nga konkurrenca e shtuar. Dua tê them, a mund të imagjinosh hohshtaplerat e Prishtinës (dhe Tiranës) si elitë intelektuale në një Shqipëri të përparuar? Jo?
As unë nuk mundem. E sigurisht nuk munden as ata vetë.
Ja pra arsyeja pse u djeg atyre çdo propozim për integrim.
Sa për qytetarin e thjeshtë të Kosovês, ai ku ta gjejë integrimin me Shqipëri. Pritshmëria e jetëgjatësisë në Kosovē ështē 71 vjeç; në Shqipëri 78 vjeç. Qytetari i Kosovës fiton pra 7 vjet jetë veç po të zhvendoset në Shqipëri.
Ndoshta, po them ndoshta, vjen nje dite e hyjme ne unjesim dhe me korzikanët, e me ishujt Faroe. Edhe ata janê pjesë e Unjësimit Europian.
Por nëse ky popull refuzon gjer atëhere që të mendojê për integrimet e veta të brendshme, gjasat janë që të integrohet me Serbinë së pari.
E pse jo? Ata i kanë shifrat e krimit më në nivel, dihet kjo.
Burimet:
Departamenti amerikan i shtetit
Trading Economics
WHO country report
UNICEF Country Report
Transparency International
World Press Freedom Index
Marrë nga profili në facebook i Shqiptar Oseku/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!