U vra nga djali i xhaxhait, del fotoja e 36-vjeçarit që humbi jetën në Selenicë

Ky është Dalan Allaj, 36-vjeçari që u vra me armë zjarri një ditë më parë në fshatin Gjorm të Selenicës. Policia arrestoi pas 5 orësh kërkimesh autorin Bertil Allia, i cili është djali i xhaxhait të viktimës. 

I arrestuari rezulton person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje. 

Autori është pyetur disa herë në vendngjarje mbi motivin pse e ka vrarë kushëririn e tij por nuk ka folur. Por siç konfirmohet nuk është grindje banale e çastit, dyshohet diçka e mbartur mes tyre kohët e fundit. 

Vrasja ndodhi rreth orës 20:25, kur familjarët gjetën Dalan Alliajn të plagosur me armë zjarri. Fillimisht u raportua se ai ishte plagosur rëndë dhe ishte transportuar drejt spitalit të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT