U thirr për “21 Janarin”, Berisha: Do paraqitem nesër në SPAK, por hetimi është politik

Pasi iu shmang disa ditë fletëthirrjes së SPAK, Sali Berisha ka pranuar se do paraqitet ditën e nesërme.

Sipas tij, hetimi për 21 Janarin është i orkestruar nga Rama.

“Do të shkoj, nesër do të jem aty, Është hetim politik pasi kjo çështje ka qenë e hetuar. Por nuk jam thirrur, nuk jam marrë në pyetje, nuk u leverdiste të më thërrisnin sepse isha njeriu i sulmuar, i rrethuar, Sigurisht që do të shkoj, kam qenë 5-6 orë në rrethim në përpjekje për të pushtuar Kryeministrinë. Ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit, qindra mijëra gurë u hodhën drejt gardistëve, ligji e përcakton qartë qëndrimin e rojës, janë hedhur eksplozivë drejt tyre, u përdorën makina për të thyer derën.

Padiskutim që do të shkoj. PS kishte agjendë dhune, kuptohet pse përdoret dhuna.

Është organizatori kryesor, shiheni kur bën me shenjë nga dritaret e mia. Dritaret e mia kanë marrë gurë e plumba.

Rama do të dalë organizator i një proteste që synonte pushtetin me dhunë. Ndaj u rrethua Kryeministria”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT