‘U shkarkua’ nga të vetët, Rama sqaron Erion Veliajn: Menduam për Ogertën… dhe për ligjin

Tirana vijon të mbetet nën drejtimin e Erion Veliajt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ishte vetë kryeministri Rama, i cili në Asamblenë e Partisë Socialiste, urdhëroi të Këshillin Bashkiak për të vijuar me procedurat për shkarkimin e tij nga detyra, vendim i firmosur më pas nga Këshilli i Ministrave për tu rrëzuar nga Kushtetuesja.

Sot në një takim me banorët e njësisë nr.5 në kryeqytet për të diskutuar mbi projekt buxhetin e parashikuar për vitin 2026, Rama foli dhe për fondet e Bashkisë së Tiranës, dëgjesa e të tjera shpërndarje që bëhen nga kryebashkiaku, por teksa Veliaj ndodhet në burg, kjo ‘barrë’ i bie Ramës.

Dhe njëherë tjetër, kryeministri i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për t’i mundësuar Erion Veliajt të kryejë detyrën për të cilën i dhanë të drejtë. Ndër të tjera, ai ‘sqaron’ vendimin e marrë për ta shkarkuar, duke thënë se Tirana ka nevojë të pastrohet dhe se ka një buxhet për të menaxhuar.

Çdo njeri në Shqipëri dhe në gjithë botë deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm. Ama nuk diskutohet që nëse njeriun e merr dhe e fut brenda dhe pastaj lëshohen gjithë llojet hiena dhe kllounet e cirkut politik dhe mediatik për gjyqin patjetër ndodh si dikur vjen dënimi publik dhe pastaj pjesa tjetër. Gjithsesi më pas duke parë që gjithë shkallët e gjyqit nuk e nxorën kryebashkiakun të kryejë detyrën dhe procesin ne menduam që Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit. Po bën maksimumin ata që janë sot.

Nuk është e njëjta gjë. Menduam në respekt të plotë sipas nesh të ligjit. Ligji thotë kushtetuta dy gjëra të ndryshme tjetër për deputetin dhe tjetër për të zgjedhurin lokal. Për deputetin thotë pa arsye, për të zgjedhurin nuk e thotë fare. GJK doli me një vendim nga i yni, nuk kam arsye të dyshoj që e kanë parë nga një këndvështrim i arsyeshëm pavarësisht të kundërt me tonin. Tani duhet të zgjedhim kanë thënë që kryebashkiaku është në pamundësi të ushtrojë detyrën por nuk mund të bëjë zgjedhje se ai është i zgjedhur.

Jepini mundësi të bëjë detyrën. Por deri atëherë jemi këtu ju jeni këtu dhe të gjithë atyre që janë këtu në qytet i duhet qyteti të pastrohet, të funksionojë normalisht shërbimet normalisht. Buxheti të vendoset në funksion normalisht. Po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe për këtë arsye menduam me Ogertën si drejtuesja politike e qarkut por edhe si deputete e Tiranës që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT