Profesori i kriminalistikës publikon FOTON, takon të “fortët” që bëjnë namin në Shqipëri

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një fotografi ku shihet përkrah “çunave” të Departamentit të Neutralizimit të Elementeve të Armatosura.

Në foton e postuar Karamuço shihet i rrethuar nga pjesëtarët e RENEA-s, të cilët shfaqen të veshur dhe të armatosur deri në “dhëmbë”. Po ashtu, eksperti ka përcjellë dhe një mesazh, duke theksuar se “të fortët” e vërtetë në Shqipëri janë pikërisht këta profesionistë që përballen çdo ditë me rrezikun në emër të ligjit dhe sigurisë publike.

“Këta janë “të fortët” e vërtetë në Shqipëri R.E.N.E.A”, shkruan Karamuço.

Në një kohë kur termi “të fortët” përdoret shpesh për persona të përfshirë në botën e krimit apo për figura të njohura që sfidojnë drejtësinë, Karamuço vë në pah rolin e forcave speciale si garancia e sigurisë në vend.

RENEA është reparti më i specializuar i Policisë së Shtetit, i angazhuar në operacione të rrezikshmërisë së lartë, arrestime të personave të armatosur dhe ndërhyrje kundër grupeve kriminale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT