“Tirana është qelbur, hajde shpejt”, Olta Gixhari ankohet për kryeqytetin nga Madridi, “rikthen” Veliajn në Instagram

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vijon të mbetet në krye të kryeqytetit edhe pse nga qelia. Ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos ‘i hequr’ statusin si i pari i Tiranës, pavarësisht shkarkimit të firmosur nga qeveria.

VIP-at shqiptarë kanë nisur një ‘fushatë’ për rikthimin e Veliajt defacto në krye të Tiranës, ndër ta dhe aktorja Olta Gixhari, e cila nga Madridi ankohet për gjendjen aktuale të Tiranës.

“Vetëm kur e humbasim dikë, e kuptojmë se sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e kemi ves, i duam më shumë njerëzit në mungesë. Jo çdo gjë e keqe vjen për keq Lali, Tirana është qelbur dhe është në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton”, shkruan Gixhari në postimin e saj, të shoqëruar me një foto të Veliajt.

Erion Veliaj që prej 10 shkurtit mbahet i izoluar në paraburgim me urdhër të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, i akuzuar për një sërë veprash penale, korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash.

Nisma për shkakrimin e tij nga detyra, erdhi pas kërkesës së Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në shtator, i cili tha se Tirana sot ka nevojë urgjente për një kryetar prezent.

Ai bëri fakt të kryer shkarkimin e Veliajt ndërsa shpalli dhe kandidaturën e Ogerta Manastirliut. Presidenti Bajram Begaj dekretoi dhe zgjedhjet për Tiranën, por vendim i Gjykatës Kushtetuse vendosi pro Erion Veliajt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT