Bushati: O pleq të përdalë, kush tha që SHBA nuk do të kërkojë në të ardhmen shkëmbim kufinjsh

Departamenti Amerikan i Shtetit përgënjeshtroi dje Albin Kurtin, duke thënë se nuk ka asnjë plan për shkëmbim kufinjsh mes Kosovës dhe Serbisë.
“Duam të bëjmë të qartë se nuk ka ndonjë plan të tillë. I dërguari Special Grenell nuk ka parë apo ka diskutuar kurrë një për plan të tillë”, thuhet në reagimin amerikan.
Në Tiranë e Kosovë, prej më shumë se një viti, kundërshtarët e Ramës dhe Thaçit thonë se këta të fundit, kanë një plan me Vuçiç për shkëmbim territoresh.
Sipas tyre, ata mbështeten nga administrata e Donald Trump, për këtë plan kobëzi.
Por, edhe pse DASH e ka përgënjeshtruar, Andi Bushati, një prej mbrojtësve të kësaj teze dhe mbështetës publik i Albin Kurtit, tani e ka ndryshuar tezën e tij, duke thënë se mund të ketë një plan në të ardhmen për shkëmbimin e kufijve.
“Lexojeni me vëmendje këtë përgënjeshtrim amerikan për shkëmbimin e tertitoreve, që ka ekzaltuar aq shumë pleqtë e përdalë.
Ai thotë: “Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë”.
Pra nuk thotë që nuk do të ndodhë në të ardhmen, siç është shprehur qartë Gjermania përshembull kundër një loje me ndryshim kufijsh.
Ata nuk garantojnë se nuk do të ngjasë, por vetëm se nuk e kanë pare”, shkruan Bushati.
Pra, duket se tani do të kalohet në një strategji tjetër, pra jo që ka një plan për shkëmbim territoresh, por që mund të ketë.
(TemA)