U kap me libra anti-shqiptare, ja sa vite burg rrezikon Panajot Barka
Studiuesi dhe njëherësh Shefi i Departamentit të Gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka, është ndaluar nga Policia Kufitare në Kakavijë disa ditë më parë
Mësohet se ky i fundit është kapur teksa kthehej nga Greqia dhe me vete kishte libra me përmbajtje anti-shqiptare.
Gjatë një kontrolli rastësor, policia e kufirit gjeti në bagazhin e makinës së studiuesit rreth 20 libra që flisnin për Vorio-Epirin.
Studiuesi u justifikua se librat ishin për bibliotekën e Universitetit “Eqerem Çabej”. Librat me përmbajtje anti-shqiptare i janë dërguar Prokurorisë së Gjirokastrës.
Panajot Barka njihet dhe për qëndrimin e tij pro ekstremistëve grek, i cili ka mbështetur me këmbëngulje pretendimet greke për Vorio-Epirin.
Më parë Barka është përfshire në një skandal me prodhimin e një dokumentari me përmbajtje antishqiptare, i cili u publikua edhe në faqen zyrtare të Universitetit ‘Cabej’.
Por çfarë rrezikon Barka sipas kodit penal te Republikës së Shqipërisë për qëndrimin e tij pro grek duke nxitur kështu grindje ndërmjet kombësive?
Neni 265 – Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve
Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Neni 266 – Thirrja për urrejtje nacionale
Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Neni 267 – Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik
Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet
Së fundi ai ishte pjesë dhe e zhvillimeve në Bularat, ku u shpreh se koret e nacionalistëve grekë në funeralin e Katsifas nuk kishin asgjë antishqiptare, dhe pse aty u hodhën thirrje si: Vritini qentë!
Sipas këtyre te dhënave Panajot Barka rrezikon sipas nenit 266 të Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim deri në dhjetë vjet.