Të tjera detaje nga krimi në familje/ Dhëndri i familjes vrau dy vëllezërit pasi shkoi në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku janë vrarë me armë zjarri dy vëllezër. Mediat në Kosovë raportojnë se autori është dhëndri i familjes, shtetasi Astrit Isufi. 

I dyshuari, siç ka thënë Policia, është nga një fshat i Drenasit dhe është shpallur ne kërkim. 

Në raportin e Policisë thuhet se dy vëllezërit rreth orës 11:30 u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre. 

Viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. 

Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve. 

Dyshimet për ngjarjen  

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. 

Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës per ne spital. 

Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëparshme me viktimat. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT