SHBA: Reforma në Drejtësi, ja sa vjet mund të zgjasë “faza e pastrimit”
Nuk ka ende një afat kohor zyrtar për pjesën e parë dhe më të rëndësishmen e reformës në drejtësi, pastrimin e sistemit nga të korruptuarit.
Një përgjigje se sa do të zgjasë kjo fazë e ka dhënë John Leonardo, një nga 8 ndërkombëtarët që janë instaluar në Tiranë për të vëzhguar ngritjen e organeve të Vettingut.
Por edhe Leonardo thotë se ky afat është një hipotezë e palës shqiptare.
E sigurtë është që intervistimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve do nisë në fund të muajit shkurt.
“Dëgjesat e para kanë gjasa të ndodhin në fund të shkurtit. Ata po supozojnë se ky proces do të zgjasë katër deri në pesë vjet. Është e vështirë të imagjinohet se si do të jetë kur dëgjesat të fillojnë, sepse puna do të jetë më intensive”– thotë ish-gjykatësi 71 vjeçar amerikan në artikullin që mund të lexohet në origjinal duke klikuar KËTU dhe që sot është botuar nga Dita dhe disa media të tjera./ZgjohuShqiptar.info