Huliganët polakë përdhosën Skënderbeun, Tare: Djemtë shqiptarë duhen liruar, mbrojtën nderin kombëtar

Studiuesi Auron Tare ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen e së enjtes pas ndeshjes Dinamo 1-1 Jagiellonia, ku disa tifozë polakë bënë disa gjeste të pahijshme në përmendoren e Skënderbeut në qendër të Tiranës.

Tare shpreh indinjatën për faktin se kjo ngjarje nuk ka marrë reagimin e duhur, ndërsa kritikon edhe policinë se ka arrestuar të rinjtë shqiptarë që reaguan kundër polakëve.

Ai thotë se të rinjtë duhet të lirohen menjëherë pasi u përpoqën që të mbrojnë nderin kombëtar dhe madje duhen falenderuar për reagimin e tyre ndaj polakëve.

“Vetëm një populli i tredhur mendërisht nuk reagon për këtë ngjarje të pa dëgjuar. Nuk i di detajet por të mbash në burg djem që u përpoqën të mbrojnë nderin e Shqipërisë në këtë ofendim kombëtar nuk ka asnjë kuptim. Ata djem duhen lëshuar dhe duhen falenderuar për atë që bënë në emër të shqiptarëve.”, shkruan Tare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT