“Ta di targën”, MESAZHI që i mbërriti Ervis Martinajt nga Rama para se të zhdukej (DENONCIMI I BERISHËS)

Kryetari i Partisë Demokratike, ka vijuar me akuzat kundrejt kreut të qeverisë, Edi Ramës. Përpos, komenteve për zhvillimet e fundit politike, Sali Berisha u ndal dhe te zhdukja e “mbretit” të lojërave të fatit në të cilën sipas tij ka “gisht” kryeministri Rama.
Lideri i të djathtëve pohoi se Ervis Martinajt i mbërriti një mesazh dhe më pas u zhduk. Kjo taktikë sipas tij ndiqet nga kryeministri Rama i cili thotë se ka krijuar një sistem ku bandat kriminale përdoren për eleminime dhe frikësim politik.
“Tani, e them këtu, prokurori, për mendimin tim, e ka bërë punën e tij. Nuk janë prej guri. Nuk mund të them. Sepse ky i kërcënon. Ky i zhduk. Ky u thotë e ke personale me mua, i zhduk. E zhduku Ervis Martinin. Ta di targën, i tha, iku. Nuk i di kush nam e nishan atij. Edhe një tjetri se kujt i tha para disa muajsh. E ke personale, i tha. Dhe po tha personal, ai të nxjerr bandat dhe të vret.
Nuk e di a i ka thënë këtij, se këta nuk i thonë gjërat. Ai duhet ta denoncojë publikisht”, tha Berisha ndër të tjera.