VIDEO/ Momenti kur ushtria izraelite rrëzon kullën 20-katëshe Al-Ghafri në Gaza

Ushtria izraelite shkatërroi të hënën Kullën Al-Ghafri, një ndërtesë 20-katëshe në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës, që ishte ndër ndërtesat më të larta në enklavë.

Para sulmit, banorët u paralajmëruan dhe iu kërkua të largoheshin brenda pak minutash.

Kulla, që strehonte qindra familje palestineze, përfshirë edhe zyra të mediave dhe bizneseve të ndryshme, u rrënua plotësisht nga goditjet.

Sulmi shkaktoi dëme edhe në banesa pranë ndërtesës, ndërsa re tymi i zi mbuloi zonën, duke shkaktuar panik dhe largim të shpejtë të banorëve.

Zona përreth kullës, e njohur si një nga më të populluarat në Gazë, strehon dhjetëra mijëra persona të zhvendosur nga rajonet veriore dhe lindore.

Ushtria izraelite kishte paralajmëruar më parë evakuimin e ndërtesës dhe kampingjeve në zonë, duke njoftuar se do të goditej “shumë shpejt”.

Sipas forcave izraelite, Kulla Al-Ghafri përdorej nga grupi militant Hamas për infrastrukturë ushtarake, një pretendim që organizata ka mohuar vazhdimisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT