Koronavirusi/ Mjekët pa pajisje, tender për maska e syze vetëm pas konfirmimit të dy rasteve

Situata emergjente e koronavirusit e gjeti Shqipërinë të papërgatitur, pasi raportohet për mungesë maskash mbrojtëse, syzesh dhe kominoshesh një përdorimshme për mjekët.

Vetëm pas konfimimit të dy rasteve të para me koronavirus, autoritetet njoftuan një plan masash ekstreme për parandalimin e përhapjes së virusit.

Gazeta SHQIP mëson se Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore hapi sot një ankand për blerjen e 500 maskave, 100 palë syzeve dhe 100 palë kominoshe për stafet mjekësore.

Pra, siç shihet, edhe pse autoritetet mund të ishin referuar tek eksperienca e Italisë dhe shteteve të tjera, vendosen të hapin tender vetëm pasi u konfirmuan dy raste me koronavirus.

Është i habitshëm fakti, sesi institucionet nuk moren masa, të paktën për pajisjen e stafeve mjekësore. Edhe pse tenderi u hap sot, pa u publikuar vlera e tij, duhet kohë që të bëhet kalimi i pajisjeve të kërkuara.

Kriteret për operatorëve

Operatori ekonomik i renditur i pari, përpara se të shpallet fitues, duhet të dorëzojë pranë autoritetit kontraktor, dokumentet si më poshtë:

  • Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë  elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.
  • Operatori Ekonomik duhet të ketë në objektin e veprimtarisë tregtimin e materialeve të kërkuara në këtë procedure.
  • Formularin e ofertes ekonomike.
  • Një dokument që vërteton se subjekti ka plotësuar detyrimet fiskale
  • Nje vërtetim që ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, të lëshuar nga AdministrataTatimore.
  • Vërtetim bankar për numrin e llogarisë së bashku me IBAN.

Operatori ekonomik i renditur i pari, duhet të paraqitet pranë autoritetit kontraktor brenda 24 oreve nga njoftimi i klasifikimit.

Afati i lëvrimit të mallit/realizimit të shërbimit/punës do të jetë 1 ditë pas nënshkrimit të kontratës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT