Shqipëria dhe Kosova sa afër dhe larg!!!
Nga: Enxhi Kastrioti
Rrugës sime për Kosovë, në atë udhëtimin tim të parë atje,isha e mbytur nga emocionet e mbledhura prej vitesh, për të shkuar në atë vend që shumë kisha degjuar, shume kisha enderruar, madje ne mendje kisha krijuar edhe atë “Kosovën time “larg atij imazhi të krijuar prej luftës, larg dhimbjes të shkaktuar prej saj.Një Kosovë të re, të rindërtuar, të rilindur. Një Kosovë më të fortë se kurre më pare. Një Kosovë të aftë për të përballuar gjithçka.
E te gjtiha keto mendime vazhdonin te perforecoeshin ne çdo kilometer që ne benim, ne çdo rrugë qe ne shkelnim. Kete ndjesi e perjetova mësë shumti në ato pak metra pas kalimit të ashtuquajturit kufi. Vertet gjeta një Kosovë të re, të rindërtuar, ku duket se plagët e luftës ishin shëruar totalisht, por s’gjeta asgje ndryshe nga ajo c’ka lashë pak kilometra më parë. Takova po ashtu Shqiptarë, degjova të njëjtën gjuhë. Pashë të njejtat male, te njejtet gure. Ndjeva te njejtin fllad. Gjeta nje copëz Shqiptarie.
Gjëja e para që me kaloi nepërmend ishte: Pse valllë një komb duhet te jete i ndarë në dy shtete? Pse kur flasim nje gjuhe duhet te kemi dy himne? Pse kur në vena na rrjedh i njejti gjak, kemi te njejtit herojn duhet te kemi dy flamuj, kur dihet se ne zemrat tona është gdhendur si medaljon “shqipja me dy krena”? E sa shumë e shumë “pse” të tjera.
Edhe pse kilometrat kalonin, une mbetesha po në të njejtin vend me mendime ku dukej se pikepyetjet e shumta do të më shoqeronin gjatë gjtihë udhetimit. Vertet shume e kisha dashur këtë udhëtim, për vite me rradhë me ngulm e kisha kërkuar, e tani që arrita ta realizoj nuk po mundja te shijoha sic duhet nga mendimet në të cilat thellë isha zhytur. Në këtë mënyrë për tu larguar paksa nga ajo ndjenjë pesimizmi që më kishtë kaplluar, për ti dhënë një përgjigje atyre “pse-ve” të mija e ndoshta e shumë të tjerëve, vendosa të shkruaj. Ndonse i ndruesha faktit që patriotizmi apo atdhedashuria që më karakterizon nuk do të më linin të tregoesha tërësisht objektive,e ndoshta shumë të tjerëve mund t’iu dukesha tepër nacionaliste. Por këto të fundit rezultuan të ishin pengesa lehtësisht të kalueshme pasi e dija që s’isha e vetem në këtë betejë mendimi. E dija që kishte shumë e shumë të tjerë që ndosha mendonin si unë. Madje kjo qe unë po përpiqem të thëm është një pikëz e vetem e oqeantit të përbërë nga shumë shqiptarë që kanë filluar të bejnë realitet pak nga pak idetë e tyre.

Mora një laps e një letër dhe fillova të shkruaja rreshtat e parë.
Shqipëria dhe Kosova, dy shtete por një komb! Nje temë që ka ngjallur debate të shumta, ka zënë titujt e gazetave, emisionet televizive, studio e debateve është bërë pjesë e biseave tona të përditshme, madje ka kaluar kufijtë duke ngajllur reagim ,pakënaqësi tek fqinjët tanë. Të cilët duken qartazi se janë më “të zemëruarit” në këtë mes.E kundërshtojnë me forcë krijimin e një shteti të vetëm shqiptar, a thua se i ndruhen atyre llogarive historike, faktike të lëna hapur me shqiptarët. E për të shprehur të mos qënit dakort, kanë filluar të realizojnë atë çka ata më së miri dinë të bëjnë. Atë që kanë realizuar këto 100 vitet e fundit, por kësaj rradhe jo me luftë, por me një dhunë psikologjike e fizike. Me një Sërbi e cila ka ngulur kthetrat fort ne Veriun e Kosovës si ata hajdutët e pa shpresë që duan të marrin atë c’ka u del përpara. E duke vazhduar me pas me shtetin maqedonas i cili çdo ditë e më shumë po shton presionin ndaj shqiptarëve. Po i dhunon pa marrë në konideratë në janë gra apo fëmijë, po i burgos ndonse nuk kanë kryer asnjë krim, a thua se po harron se ne në përberje ka 1/3 e popullsisë shqiptare.Po harron se ata gjithmonë kanë qënë aty, për vite shekuj e mijëvjeçarë. E duke vazhduar me “skllaverimin “ e përhershëm të emigrantëve tanë ne Greqi. Këthimin atyre që në pashaporta kanë të shkruar vendlindjen Çamëri.
Me debatë shoqërohet edhe brenda kufijve të dy shteteve tanë. Si çdo ide apo temë ka edhe kundërshti nga nga ata të cilët nuk e shohin të arsyeshme bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës apo nga ata të tjerë të cilët thjesht duan ti bëjnë opozitë diçkaje e cila dukshëm gëzon një mazhoranë të pakundërshtueshme. Janë kundër kësaj idejë që për 100(njëqind) vjet po sorollatet nga historia, luftrat e së fundimi politika. Madje përfaqësuesit e kësaj të fundit janë kundërshtuesit më me forcë të kësaj ideje ku duket se nuk duan të leshojnë ato strofullat e tyre fitimprurëse që u ofron politika,apo dëshirës karakterizuese të shqiptarëve për të qënë gjithmonë udhëheqës.E në këtë mënyrë pasja e dy shteteve,mundëson dy qeveri, dy kryeministra, dy presidentë që përkthehet në shumë parti politikanë në shumë politikanë që për popullin shqipëtar, shqipërohet më shumë abuzues me pushtetin, më shumë taksa, para të dalë nga xhepat e tyre ,shperdorohen për përfitime personale.
Kur pyeten(politikanët) se çfarë mendojnë për rreth kësaj teme thonë që është e pamundur pasi ndërkombëtarët nuk e lejojnë këtë ndryshim të ri të kufijëve në Ballkan i cili do të silltë konflikte të reja dhe pohojnë se Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen vetëm në B.E. Por a mund ti quajmë të vërteta këto premtime të tyre, kur dihet që me luftën për karigen e pushtetit, korrupsionin që ka kaplluar çdo institucion, kriminalitetin sundues ndonjëhërë edhe mbi shtetin, na shtyjnë milje larg asaj derës së shumë kërkuar të B.E.? Gjithashtu nqs e arsyetojmë në një këndvështrim tjetër, ti marrim të mirëqëna premtimet e tyre, a do të mund të lejonin superfuqitë e B.E si Gjermani, Francë etj që shqiptarët nje minorancë e vogël popullsie,një pafuqi ekonomike e ushtarake të kishin dy vota(1 Shqipëria dhe 1 Kosova ) në institucionet vendim marrëse të B.E? Nqs arsyetohet në këtë mënyrë të krijon përshtypjen e diçkaje të pallogjikshme. Por si do të mundin ata ti bëjnë ballë kërkesës gjithmonë e në rritje të qytetarëve shqiptarë, elektoratit të tyre, për një Shqipëri të bashkuar. E sidomos tani kur ka më shumë arsye për ta menduar pas plotësimit të një pjesë të ëndërrës shekullore të shqiptarëve, atë të Kosovës së lirë dhe të pavarur. Tashmë në këtë 100 vjetor të parë të pavarsisë kërkohet plotësimi i asaj gjysmës tjetër e cila ngeli në harresë e plurosur nga koha dhe pazaret politke. E kjo kërkesë tashmë vjen më e fuqishme se kurrë, me përkrahje me të gjërë, mbështetje më të shumtë, seriozitet më të madh se ato thirrjet apo parullat e stadiumeve, me ide më konkrete. Të cilat të krijojonë një ndjenjë optimizimi se vertet pas 100 vitesh dicka mund të ndodhë. Diçka për ata shqiptarë që që luftuan për atë ditë.
Këto idë, kohët e fundit janë përqafuar edhe nganjë pjesë e re e politikës. Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri janë krijuar parti të cilat si çështje ekzistenciale të tyre kanë çështjen kombëtare, krijimin e ideve strategjive te perbashkta kulturore ekonomike, turisitike bashkimin dhe afrimin e më tepër të shqipëtarëve.Duket sikur ideologjirat që ato po shpalosin janë “trend i momentit” dhe po gëzojnë mbështejte që shumë pak mund ta kishin menduar, më të shumtë në numër së sa vetë ata mund të kishin pretenduar kur i hynë rrugës së politikës.Lëvizjet e tyre kanë filluar tu shkatojnë kokë dhimbje qeveritarëve e politikanëve tanë, sa kanë filluar të shfryjne mllef sa të mundin ndaj tyre. Disa i quajne “faqezinj” e disa të tjerë “vetëvarosje.

Ndoshta kujdo mund ti lindë pyetja apo e ka paramenduar: Mos vallë këto parti qe na “shiten” si atdhetare ndoshta për një post qeveritar, lehtesisht mund të perbaltin kauzën e tyre(veprim i shpeshtë në politikën shqiptare)? Pyetje, përgjigjen e të cilës e kemi vetëm ne në dorë për ta zbuluar nuk kemi se si ta paramendojmë na mbetet vetëm të presim.
Ti kthehemi c’ështjes kryesore: Pse duhet të jetë bashkë Kosova dhe Shqipëria?
Fillimisht duke u bazuar në ideologjinë krijimit të një shteti. Kemi të njëjtën gjuhë, të njejtën histori,të njejtat zakone,tradita. Kemi afërsi teritoriale. Së dyti është një bashkim i cili nuk cënon hapsirat teritoriale të askujt. Pra diçka e padëmshme, diçka që kursesi nuk mund të sjellë konflikte. Së treti sepse sjell një fuqizmi të shtetit, mundësi me të mëdha të zhvillimit ekonomik dhe sigurisht është diçka e cila vjen si një kërkesë e natyrshme, një dëshirë e përbashkët e shqiptarëve.

Por gjithsesi është diçka e cila ndoshta për një kohë do të vazhdojë të ngelt vetëm një ëndërr. Asgje nga ajo c’ka po përpiqemi të bejmë nuk është e mjaftueshme perfshirë edhe projektet idetë për të pasur një abetare, një pashaportë, për të rritur bashkpunimin ekonomik, kulturor duket të rezultojnë të jenë veç se disa drita xixëllonjash me proçes të herëpasherëshme shurje-ndezje në errësirën e natës. Të gjithë e dimë se bashkimi nuk harrihet me deshirën vullnetin e një partie, as edhe të një qeverie. Nuk harrihet as për 1 ditë e as për një muaj, por duhet një bashkpunim dhe dëshirë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, duhet vulneti i dy qeverive e normalisht duhet kohë, dhe punë e përditshme e vazhdueshme. Duhet filllimisht fuqëzimi i mëvetësishëm i dyshtetve tanë. Krijimi i një pavarësie të konsoliduar, të paprekshme të Kosovës. Duhet luftuar kriminaliteti, korupsioni në çdo hallkë të tij .Duhet të forcojmë sistemin demokratik, të kemi shtet të së drejtës,ku të ekzistojë ndarja e vërtetë e pushteteve,shtete ku drejtësia vendos.
E duket se me këto të fundit jemi pas. Jemi pas në në mendime, ide,jemi pas ne kohë e sigurisht në veprime. Të cilat na i zbehin shkëlqimin e asaj dritës në fund të tynelit të afërt në kilometra por të largët nga vështirësi për tu arritur.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”