Sot, në “gojën” e mediave! Monika Kryemadhi jep mesazhin nga palestra: Energjia ime…(VIDEO)

Një ndër temat më të diskutuara përgjatë kësaj të hëne ka qenë paraqitje e zonjës Monika Kryemadhi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo, jo për shkak të ndonjë deklarate, apo akuze të re, por për shkak të ndryshimit të modelit të flokëve.
Kryemadhi u paraqit në SPAK me një “look” ndryshe, gjë e cila i tërhoqi vëmendje jo vetëm gazetarëve të cilët ndodheshin përballë ambienteve të Strukturës së Posaçme, por të gjithë ndjekësve të cilët e panë nga rrjetet e tyre sociale.
E pas gjithë kësaj “zhurme” ka qenë vetë Kryemadhi ajo e cila ka sqaruar se vijon të ketë të njëjtin model, por thjesht ka ndryshuar mënyrën se si parukieri i saj ia ka krehur.
Madje, ish-deputetja “përfitoi” që të transmetonte dhe një mesazh duke iu thënë të gjithëve që vijon të jetë me të njëjtën energji, e fortë, për të vijuar betejën me drejtësinë.
“Mos u merrni me flokët se kanë rrënjë të thella. Kam ndryshuar krehjen, por jo energjinë”, shkruan Kryemadhi, ndërkohë videon e ka filmuar nga palestra ku shihet super në formë.