Edhe Serbia kritikon tekstet shqiptare

Ambasadori Serb ne Shqiperi

Ambasadori serb ne Tirane kritikon tekstet e historisë se Shqipërisë. Përfaqësuesi i Beogradit zyrtar deklaron se ne disa libra te veçante, pa i specifikuar ato, nuk trajtohet si duhet origjina e popujve fqinje me Shqipërinë.

Ndërsa ne lidhje me pakicat shqiptare qe jetojnë ne serbi ambasadori serb deklaroi se nxënësit atje do te mësojnë me programe te miratuara nga te dy vendet. Këto komente përfaqësuesi i qeverise serbe ne Shqipëri i beri gjate vizitës ne fshatin Libofshë te Fierit, aty ku pretendohet se ka pakica. Për te dytin vit 100 fëmijë te fshatit Libofshë mësojnë çdo fundjave gjuhen serbe. Ata dine nga prindërit e tyre se janë myslimane nga Novipazari. Sipas shoqatave serbo-malazeze ne zonën e Fierit rezultojnë rreth 430 banore, pakica serbe kryesisht te vendosur ne fshatin Libofshë. Edhe me herët historianet shqiptare kane hedhur poshtë ekzistencën e pakicave serbe ne Shqipëri. Sipas tyre, banoret e Libofshës qe pretendojnë se janë minoritet, nuk janë gjë tjetër veçse shqiptare te Kosovës dhe saktësisht banore nga zona e sanxhakut e cila ka qene pjese e vilajeteve shqiptare. Pas kongresit te Berlinit ajo u mor nga Serbia dhe me spastrimin etnik te kësaj te fundit një pjese e popullsisë se përndjekur u vendos ne Shqipëri.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT