SKANDALI në protestat në Beograd! Studentët ofendojnë Vuçiç duke e quajtur… shqiptar

Nga akuzat për korrupsion, deri te fyerjet, duke përdorur emra poshtërues për një popull të tërë. Parullat me të cilat protestuesit në rrugët e Serbisë tash e një vit po kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për shembjen e çatisë në Novi Sad, shoqërohen edhe me brohoritje shoviniste. Të drejtuara ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç, ato në fakt e fyejnë popullin shqiptar me të njëjtin term që përdor edhe vetë pushteti në përplasjet me udhëheqësit kosovarë dhe kritikët e tij brenda Serbisë.

“Ndiej zhgënjim kur dëgjoj thirrje fyese nga të dyja anët. Ai zhgënjim bëhet edhe më i madh kur nuk ka asnjë distancim nga një gjuhë e tillë”, thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) sociologu nga Presheva, Altin Boriç.

Në këtë qytet në jug të Serbisë jeton shumica shqiptare. Me rreth 60 mijë banorë, shqiptarët përbëjnë pakicën e katërt kombëtare në vend.

“Ata nuk ekzistojnë në asnjë program apo fjalim publik, nuk janë pjesë e itinerareve të ‘Serbisë studentore’ apo të rrugëve të pajtimit, por përmenden vetëm në thirrje poshtëruese”, thotë për REL-in shkrimtari Dejan Atanackoviç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT