Serbët e veriut, Kuvend kundër integrimit në shoqërinë e Kosovës
MITROVIC- Kryetari i komunës ilegale të Leposaviçit, Slavko Stevanoviç është zgjedhur kryetar i “Kuvendit të Kosovës e Metohisë “ themeluar sot në Mitovicë, njoftojnë medie serbe.
Mbledhja ka filluar në Zveçan në mesditë dhe në të janë “verifikuar mandatet e 97 deputetëve të Kuvendit të përkohshëm.
Në mbledhje, përveç kryetarëve të komunave ilegale në veri ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Zvonko Mihajloviç.
“Qëllimi i themelimit të Kuvendit është “t’u tregohet autoriteteve në Serbi, bashkësisë ndërkombëtare dhe udhëheqjes prishtinase” se serbët nga veriu i Kosovës me të gjitha mjete demokratike do të luftojnë kundër integrimit në shoqërinë e Kosovës dhe të tregojnë se nuk heqin dorë për të mbetur në sistemin e shtetit të vet, Serbisë”. /K.H/
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.