“Sjell shpirtin e dikurshëm të Europës!”, Rama tregon përse Shqipëria duhet të jetë në BE: Përfitimet tejkalojnë frikën

Komisioni Evropian organizoi sot Forumin e Zgjerimit të BE, e cila është ngjarja e parë e këtij lloji. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel në vijim të axhendës për çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave.
Në fjalën e tij Rama tregoi se përse duhet që shqipëria të jetë pjesë e bashkimit europian. Sipas tij antarësimi i vendit tonë do ti sjellë Unionit “shpirtin e madh të dikurshëm të Europës”
“Ndonjëherë duhet t’i përgjigjem një pyetje jo fort të lehtë: Pse BE duhet ta ketë Shqipërinë në tryezën e saj të rrumbullakët? Dhe mua më duket se përgjigjja është më e lehtë se vetë pyetja, Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dukurshëm të Europës, dhe i sjell kurorës së saj një grup të tjetër të vogël të çmuar. Shqipëria është gati, jemi plotësisht të përkushtuar, kemi treguar rezultate me reforma, nuk do të ndalim asnjë çast, ndjejmë përgjegjësinë për t’i shërbyer Europës dhe Europa për t’i shërbyer paqes”,– tha Kryeministri ndër të tjera.
Më tej ai shtoi se, BE gjithmonë ka përfituar sa herë janë antarësuar shtete të reja dhe nuk është zhgënjyer kurrë: “Zgjerimi funksionin. Sa herë që BE ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, përfitimet kanë tejkaluar frikën. Nuk ka asnjë arsye të vetëm të besojmë se gjërat do të jenë kundër tashmë. Demokracia është në tërheqje, demagogjia po ecën përpara, të drejtat e njërit janë nën sulmet, jo vetëm që Europa është më e cenueshme, por duket më e mirë si një pre e preferuar për agresorët. Europa e bashkuar është Europa e që formëson fatin e saj”.