VIDEO/ Dash Shehi: “Prezenca turke në Shqipëri rrezik kombëtar”

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i është përgjigjur ironive të kryeministrit Edi Rama lidhur me investimet turke në Shqipëri. Shehi u shpreh kundër koncesionarit turk në aeroportin e Vlorës, ndërsa Rama ironizoi javën e kaluar deklaratat e tij , duke deklaruar nga foltorja e Kuvendit se ai zgjohet në mëngjes dhe ha pilaf e pi raki.
Por deputeti i PD u përgjigji një javë më pas duke i kujtuar Ramës se për batuta nuk ia merr dot, por në diskutim janë interesat kombëtare dhe jo “plënci e rakia”.
“Pse jam kundër investimeve turke? Është e tepruar dhe çdo ndërhyrje tjetër është në dëm të Shqipërisë. E di pse e them këtë? I kemi te bankat, porti, tani do i kemi dhe te aeroporti, i kemi te energjia, i kemi te arsimi, që i kishim deri dje, i kemi te telekomunikacioni për të cilën folëm dje.
Këtu edhe dy kompani që ishin perëndimore, gjermanët e aeroportit dhe kanadezët, i larguam dhe i zëvendësuam me kinezë. Kthimi i kokës mbrapa nuk i shërben këtij vendi, është një tezë shumë e madhe, do përplaseni këtu në të ardhmen. Kjo nuk i shërben Shqipërisë, Turqia është shtet autoritarist. Por kjo është punë për to. Turqia që lidhet me Rusinë dhe Sirinë, është punë për ne, se duam të shohim drejt perëndimit./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT