Merr fund “liria” e laçjanit! Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri 25-vjeçari i shumëkërkuar i drejtësisë shqiptare, “mbyti” me parcela droge Kirin (EMRI)

Ka mbërritur paraditen e sotme në Shqipëri 25-vjeçari nga Laçi, Algert Zeneli i cili u arrestua nga autoritetet spanjolle për kutlivim dhe shitje droge.

Falë bashkëpunimit të arrirë ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The wanted”, u realizua esktradimi i të riut nga Spanja në Shqipëri.

Zeneli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi Algert Zeneli akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

Njoftimi i Policisë:

Vijon bashkëpunimi me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Ëanted”.

Akuzohet për kultivimin e 10 900 bimëve narkotike, në vitin 2023, në territorin e Shkodrës, ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit A. Z., 26 vjeç, banues në Milot.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë vitit 2023, në fshatin Kir, Njësia Administrative Pult, si dhe në disa zona të tjera në afërsi të fshatit Theth, në territorin e Shkodrës, ky shtetas, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, ka kultivuar 10 900 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Madrid, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekstradimi i këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT