“Sekretet” brenda selisë blu, paralajmëron deputeti demokrat, zbulon planin e opozitës për protestat

Deputeti demokrat, Luan Baçi, foli në Euronews Albania në lidhje me aksionin opozitar dhe protestën që pritet të zhvillohet nga demokratët të hënën e 17 Nentorit.
Luan Baçi deklaroi se opozita do të jetë e formave më të ndryshme ndërsa theksoi se tubimi i të hënës nuk është për PD-në, por për qytetarët.
Luan Braçi u shpreh se protestat mund të jenë njëherë në javë ose dhe të përditshme, ndërsa shtoi se kjo do të vendoset në vazhdim.
“Të vijnë ata që nuk e ndjejnë veten me këtë qeveri. Nuk është protestë për opozitën, por për shqiptarët. T’ia thonë qeverisë kërkesat e tyre, pavarësisht se kjo qeveria nuk ka as sy dhe as veshë. Nuk dihet si do jenë protestat, përditë, apo një herë në javë. Strukturat do ta diskutojnë. Do vendoset gjatë kohës.
Protestat janë mjeti më i fuqishëm për një opozitë dhe për të bërë një qeveri që të dëgjojë, që të kthejë sytë nga shumica e shqiptarëve që nuk e duan, por ajo ia ka rrëmbyer vullnetin. Mendoj se do të jenë protesta të vazhdueshme, masive dhe me pjesëmarrje të gjerë të të gjithë qytetarëve.”-tha Baçi.