Njihuni me ushtarin kosovar që u shpall ‘Njeriu i Hekurt’ në SHBA (VIDEO)
Me suksesin që tregoi arriti ta radhisë Kosovën në mesin e dhjetë shteteve që u nderuan.
Pjesëtari i Forcës së Sigurisë, Meriman Suka, këtë muaj përfundoi specializimin për inxhinieri luftarake në Mizuri të SHBA-së.Ai ishte përzgjedhur nga FSK-ja për trajnimin gjashtë mujor në këtë shtet, e nga atje nuk u kthye duarthatë.Oficeri u dallua në veçanti për fizikun e tij, për çka kazerma “Fort Leonard Wood” e nderoi me çmimin “Njeriu i Hekurt”./Klan Kosova