Mediat Greke: Qëndrimi i Presidentit Meta lidhet me luftën e brendshme, ai po pengon negociatat
Mediat greke kanë pasqyruar gjerësisht qëndrimin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me negociatat me Greqinë, i cili refuzoi të japë autorizimin për negociatat finale.
“Presidenti shqiptar vë pengesa në negociimin mes Greqisë dhe Shqipërisë për marrëveshjen e përcaktimit të vijës detare mes dy vendeve”, shkruan “Proto Thema”.Referuar mediave shqiptare, “Proto Thema” shkruan se “Presidenti Meta refuzoi kërkesën e minstrit të Jashtëm për të hyrë në fazën finale të negociatave, pasi vlerësoi se kërkesa është e paqartë”.“Presidenti shqiptar iu vë flakën marrëdhënieve shqiptaro-greke”, shkruan “Enikos.gr” dhe “To Pondiki” që kanë qenë më kritike ndaj Metës.Lajmi është publikuar pothuajse në të gjitha portalet e vendit, ku me një gjuhë kritike, mediet greke bëjnë kujdes që të kursejnë sulmet e drejtpërdrejta ndaj Presidentit Meta.Kjo pasi, siç shkruajnë mediet, Meta është i pranueshëm nga të gjithë në Greqi, për shkak të toneve të tij të ulëta dhe bashkuese gjatë krizave të viteve të fundit në marrëdhëniet dypalëshe.Mediat në Athinë shkruajnë se qëndrimi i Metës është në kuadër të luftës së brendshme të politikës në Tiranë dhe jo kundër një marrëveshjeje mes dy vendeve, të cilën Presidenti shqiptar e dëshiron më shumë se pothuajse kushdo në Tiranë./ZgjohuShqiptar.info