14-vjeçarja tentoi vetëvrasjen, flet dëshmitari: U rrëzua mbi një llamarinë, për fat që nuk i ra koka në çimento

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Korçë, ku një 14-vjeçare tentoi të vriste veten duke u hedhur nga kati i 3-të i pallatit ku banonte.

Fatmirësisht adoleshentja ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën, ndërsa një banor i lagjes i cili u bë dëshmitar i kësaj ngjarje, sesi arriti që të priste të miturën për tu mos u rrëzuar në tokë.

Landi Gurra rrëfen se ndodhej në lokal në momentin që dëgjoi zhurma dhe doli jashtë. Ai tregon se e mitura fillimisht u rrëzua në një llamarinë e më pas ra në krahët e tij.

Unë për momentin isha në klub, dëgjoj zëra dhe vij unë, lashë gotën e konjakut se kisha marrë një teke dhe kur vajta aty kur shikoj unë ajo do hidheshe. I dola përpara, e shihja si mbeskën time se ishte e vogël, i dola…

Ajo ra në një llamarinë aty, që nga llamarina ra në krahët e mia, por fati që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë. Unë vetëm dorën çava aty dhe pak në shpatull një dhimbje por jo shumë e madhe, e vogël. Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, unë vetë me iniciativën time hyra si ato shqiponjat e prita. Aq sa kisha mundësi”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT