Përmendoret shqiptare, autoritet maqedonase e shtyjnë vendosjen
SHKUP- Tre përmendoret shqiptare, që duhej të ndryshonin karakterin monoetnik të projektit “Shkupi 2014”, kanë ngecur në fazën e derdhjes në bronz, ndonëse ky proces ka nisur që para shumë muajsh.
Në gusht të vitit të kaluar, Komuna Qendër kishte informuar se përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe të Pjetër Bogdanit do të vihen deri në fund të vitit, por edhe pse kemi hyrë në muajin shkurt të 2013-ës, një gjë e tillë vonon të bëhet.
Në interesin e “Zhurnal” për të kuptuar përse nuk është respektuar afati i vënies së përmendoreve shqiptare, zyrtarë të komunës Qendër, kanë thënë se faza e derdhjes në bronz po vijon.
Në përgjigjen me e-mail, zëdhënësi i Komunës Qendër, Jovica Atkovski, ka informuar shkurt: “Përmendoret shqiptare janë në fazën e derdhjes në bronz, dhe të njëjtat do të vihen në pajtim me afatet e planifikuara”.
Por, Atkovski ka shmangur pyetjet se kur është afati i fundit për të realizuar premtimin, dhe përse zgjat kaq shumë procesi i përgatitjes së përmendoreve, kur në ndërkohë kanë mbërritur përmendoret e tjera maqedonase që janë paralajmëruar shumë kohë më pas.
Burime te “Zhurnal” kanë informuar se vendosjen e përmendoreve po e vonon VMRO-DPMNE, nga radhët e së cilës është kryetari i komunës Qendër.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.