Broshura e Air Albania shkakton debate

Një broshurë e Air Albania, kompanisë së fluturimit që mban emrin dhe simbolin tonë kombëtar, ka ngjallur debate të shumta në rrjete sociale gjatë ditës së sotme. Në këtë broshurë, thuhet se ushqimi që ofron kompania Air Albania, është në përputhje me parimet islame.
Ky cilësim, e bën këtë shoqëri të mbaje një qëndrim e të shfaqë simpati fetare. Mirëpo, Air Albania është kompani me kapital shtetëror dhe qeveria ka zyrtarisht pjesën e saj, çka duhej të ishte një garanci për qendrime laike.
Sipas zyrtarëve të Aviacionit Civil kjo çështje nuk u përket atyre, por kompanisë, e cila tashmë pas liçensimit, është si gjithë të tjerat.
Burime serioze dhe njohëse të fluturimeve, thonë se këtë lloj cilësimi për ushqimin në udhëtimet ndërkombëtare, nuk e përdor as Turkish Airline.
