Qyteti që është i gjithi i mbuluar me BLU…/Misteri që fshihet pas kësaj ngjyre!

I njohur edhe si Chaouen apo Perla Blu e Marokut, Chefchaouen është një nga qytetet më fotogjenike dhe më të veçanta në botë. I gjithë qyteti është i lyer në nuanca të ndryshme blu. Chefchaouen nuk është një destinacion i zakonshëm turistik.

Nuk ka muze madhështorë apo monumente të famshme për t’u vizituar. Në çdo qoshe, dritare, apo derë, gjendet një detaj i vogël që të fton ta fotografosh. Qyteti është bërë një nga më të publikuarit në rrjetet sociale, duke fituar pseudonimin “Parajsa e Fotografëve”.

Arsyeja e vërtetë mbetet një mister, por ekzistojnë disa teori. Një prej tyre thotë se në shekullin XV, refugjatët hebrenj e lyen qytetin me ngjyrë blu për të simbolizuar qiellin dhe parajsën, një mënyrë për t’u ndier më afër Zotit.

Një tjetër teori thotë se ngjyra e blusë mban larg mushkonjat, të cilat shmangin sipërfaqet që ngjajnë me ujë. Disa besojnë se bluja ndihmon edhe për të mbajtur freski gjatë verës së nxehtë marokene

Back to top button
LAJMET E FUNDIT