“Dinë vetëm të ankohen”, 22-vjeçari italian “mahnitet” nga dembelizmi shqiptar
Francesko Petit është një 22-vjeçar nga Milano, i cili ka udhëtuar në pothuajse çdo vend të botës dhe tashmë stacioni i tij ishte Shqipëria.
I riu rrëfen se si pasionin për fotografinë e ktheu në mundësi për të eksploruar botën dhe se ka këtë art e ka studiuar në një nga shkollat më të mira të filmit në Toronto, Toronto Film School.
Pasi kreu studimet, Francesko u përzgjodh si realizues i projektit “Rare Earth”, një seri dokumetarësh të filmuar në të gjithë botën, ku një pjesë mes tij do e ketë edhe Shqipëria.
Por çfarë mund t’i bëjë përshtypje një 22-vjeçari të huaj në Shqipëri? Në një intervistë për TiranaToday, ai rrëfen se të rinjtë shqiptarë janë dembelë.
-Kafenetë në Shqipëri janë gjithmonë plot, veçanërisht me të rinj. Sipas tyre është e pamundur të gjesh punë në vend, ndaj kalojnë kohë në kafe. Ju si një i ri i cili ka ditur ta kthejë pasionin në profesion, si i shihni të rinjtë e ditëve moderne?
Francesko Petit: