Policia “harron” gëzhojat në vendin e atentatit pranë Rinasit, provat ende në rrugë 24 orë pas ngjarjes (FOTO)

Kanë kaluar afro 24 orë nga atentati i ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit të Rinasit, ku si pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani. Edhe pse ekspertët e kriminalistikës kanë pasur të gjithë kohën e nevojshme për të mbledhur provat në terren, duket se kjo nuk ka ndodhur plotësisht.

Në një foto të siguruar nga Newsbomb.al, shihet se edhe ditën e sotme në vendngjarje ka ende gëzhojë të shpërndarë në rrugë, që nuk janë mbledhur nga grupi hetimor. Në një kohë kur këto prova duhej të ishin dërguar për analiza balistike në laborator, ato ndodhen ende në vend, në një zonë ku qytetarët mund t’i shohin me sy të lirë.

Kriminalistika e thotë qartë s vendi i ngjarjes është unik, nuk mund të zëvendësohet dhe as të përsëritet. Çdo detaj i lënë pas dore mund të ndikojë në zbardhjen e ngjarjes.

Megjithatë, duket se pesë orët e qëndrimit të policisë dhe hetuesve pranë aeroportit nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbledhur çdo provë të mundshme që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve të atentatit mafioz, të kryer rreth orës 14:20 të ditës së djeshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT