Parlamenti Europian ULTIMATUM autoriteteve të Maqedonisë së Veriut: Protesta e studentëve nuk është destabilizuese, të zgjidhet sa më shpejt çështja e përdorimit të gjuhës shqipe

Parlamenti Europian miratoi ditën e sotme një amendament i cili i bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore.

Në të theksohet se zbatimi praktik i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit duhet të garantohet jo vetëm në ligj, por edhe në frymë.

Amendamenti kritikon mënyrën se si janë paraqitur protestat e studentëve, duke theksuar se ato nuk duhet të interpretohen si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues, por si një kërkesë legjitime për të drejtat gjuhësore dhe arsimore.

I bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”,- thuhet në amendament.

Kujtojmë se studentët në Maqedoninë e Veriut zhvilluan protesta të njëpasnjëshme ku kërkuan të drejtën e tyre legjitime që provimi i jurisprudencës të bëhet në gjuhën shqipe. Kjo e drejtë garantohet nga ligjet dhe standardet ndërkombëtare, sepse gjuha është themel i identitetit dhe dinjitetit kombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT