Ekskluzive: Qe marrëveshja që e shpie Hashim Thaçin në opozitë
Burime të larta të Gazetës Express thonë se tashmë është nënshkruar marrëveshja mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
Marreveshja eshte konfirmuar nepermjet nje njoftimi per media nga LDK, AAK dhe NISMA.
Arrihet marrëveshja mes opozitës që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër?
Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se liderët e partive opozitare janë marrë vesh që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër i ardhshëm.
“LDK, AAK dhe Nisma janë marrë vesh që mos të hyjnë në një qeveri me PDK’në. Dhe, Mustafa dhe Limaj pajtohen që posti i Kryeministrit t’i takojë Ramush Haradinajt në një qeveri të përbashkët”, ka thënë një burim i gazetës.
Me këtë marrëveshje, Hashim Thaçi del në opozitë.