Përfundon mbledhja e ‘jashtëzakonshme’ e grupit të PD/ Diskutohet për protestën para Kryeministrisë dhe aksionin në Kuvend

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Në një lidhje live për News24, gazetari Osman Stafa tregoi detaje nga diskutimet që patën demokratët në mbledhjen e grupit.
Ai tha se kjo mbledhje që zgjati gati 3 orë, u konsiderua e jashtëzakonshme, pasi ishte jashtë rendit të ditës.
Në mbledhje u diskutua për protestën para Kryeministrisë, si dhe për aksionin në Kuvend.