Përfundon faza kualifikuese, kryeministri Rama falënderon kombëtaren: Mirënjohje dhe respekt, tani play off-i

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar ekipin e kombëtares shqiptare pas ndeshjes së zhvilluar sot në arenën e ‘Air Albania’ kundër Anglisë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të Anglisë.

Rama shpreh mirënjohjen për skuadrën shqiptare, për lojën e mirë dhe rezultatet historike të korrura këtë sezon.

FALEMINDERIT

Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit.

Tani pllei ofi

FORCA SHQIPËRI”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT