Në Shqipëri ka mbërritur ilaçi që po bën namin në botë, Pipero: Ja rezultati tek pacientët tanë!

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero deklaroi në një lidhje live me skype për emisionin OPEN në Top Channel se ka mbërritur në Shqipëri edhe ilaçi me i diskutuar i momentin që është klorokina.

Mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries ka treguar se është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi.

Megjithëatë, Pipero tha se është ende herët për të folur.

“Prej ditësh ka mbërritur ilaçi që po bën namin në botë Chlorokina. Kemi rezultate fantastike, por është ende herët”, deklaroi Pipero në OPEN

Didier Raoult, drejtor i Institut Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë, duke u mbështetur në rezultatet e një studimi klinik kinez, e ka rekomanduar shumë klorokinën.

“Ne dimë tashmë se klorokina ishte efikas in vitro kundër këtij koronavirusi të ri dhe vlerësimi klinik i bërë në Kinë e konfirmoi një gjë të tillë », shpjegon profesor Raoult, specialist i njohur i sëmundjeve infektive, duke komentuar publikimin e parë mbi këtë studim klinik të tre studiuesve kinezë në revistën BioScience Trends. “Përfundimisht, ky infeksion është, ndoshta, më i thjeshtë dhe më pak i kushtueshëm për t’u mjekuar se të gjitha infeksionet virusale”, shton ai.

Klorokina është rekomanduar edhe nga presidenti I SHBA, Donald Trump.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT